Kush Jemi
Me një vendndodhje fantastike, në qendër të qytetit të Lezhës, Hotel Ambasador ofron një pamje mahnitëse të Drinit. Hoteli ofron një infrastrukturë të bollshme, me hapësira që mund të shfrytëzohen për bar apo takime pune. Me një arredim të brendshëm bashkëkohor dhe shërbim profesional e të shpejtë, qendrimi pranë këtij hoteli bëhet komod dhe i paharrueshëm. Dhomat e hotelit janë të arreduara me kushte bashkëkohore. Ngjyrat dhe kombinimi i tyre e bëjnë relaksuese pamjen dhe qendrimin brenda hapësirave të brendshme të hotelit. Pamja e jashtme ofron ndjesitë e një parajse. Ajër i freskët, qiell blu,dhe pamjen e detit.Hapësirat e brendshme të hotelit janë të përshtatshme gjithashtu edhe për takime pune dhe konferenca e workshop-e të ndryshme.
Sherbime
Dhomat
Hoteli jone perbehet nga dhoma të ndryshme,dhomat janë standarde me pamje të këndshme. Ato janë projektuar dhe dizenjuar për ju dhe rehatinë tuaj. Kushtet janë bashkëkohore, të arreduara me të gjitha paisjet e duhura, që e bëjnë qendrim tuaj të rehatshëm dhe qetësues. Dhomat janë të izoluara, kështu mund t'i harroni zhurmat që vijnë nga jashtë dhe të shijoni vetëm qetësi.
Bari
Hapësira e barit është e bollshme, elegante dhe e rrethuar me vetrata xhami, kështu lehtësisht mund t'i gëzoheni gjelbërimit që ofron kopështi i jashtëm. Bari është i pasur me shumllojshmëri pijesh dhe cockteil-esh. Ju mjafton të porosisni dhe ne do kënaqim çdo shije dhe kërkesë tuajën. Si hapësira e brendshme e barit, po ashtu edhe kopështi rrethues i Hotelit, mund të shfrytëzohen për raste të ndryshme gëzimesh familjare. Këtyre gëzimeve i shtohet mënu-ja e kateringut tonë e bollshme, e pasur dhe e shijshme.
Bufe Mëngjesi
Bufeja e mengjesit ka shumë zgjedhje. Si veze,djathe,byreke,leng frutash,kafe,kapucino,briosh,fruta te fresketa
Të Veçanta
Hotel Ambasador më shumë se restorant, ofron një eksperiencë të paharrueshme për klientët e tij. Vendndodhja ofron një panoramë të jashtëzakonshme të detit, ajër të pastër dhe një kopësht i rrethuar me gjelbërim. Një tjetër veçanti që ofrojmë është edhe infrastruktura e përshtatshme për çdo aktivitet tuajin si, dasma, fejesa, mbrëmje muzikore, konferenca, workshop-e etj.
Galeria
Hotel Ambasador
Hotel Ambasador
Hotel Ambasador
Shfleto Galerine